Doktori britanik kërkon që fëmijët të mund të bëjnë vaksinën pa miratimin e prindërve
Ndërkohë që ligjbërësit britanikë po shqyrtojnë nëse vaksina do të jetë e mundur të bëhet edhe nga fëmijët e moshës 12-15 vjeç, një doktor britanik po bën thirrje që të miturit të mund të marrin vendime pa miratimin e prindërve.
Dr. David Strain ka deklaruar për agjencinë e lajmeve britanike Sky News se disa fëmijë janë “mjaftueshëm të pjekur” për të vendosur nëse duhet ta bëjnë vaksinën apo jo, pa qenë nevoja për të marrë lejen e prindërve të tyre.
Më herët, ministri i vaksinave, Nadhim Zahawi ka deklaruar se një autorizim nga prindërit do të jetë i detyrueshëm në rast se qeveria vendos të lejojë vaksinën për moshat 12-15 vjeç.
Sidoqoftë, Dr. Strain, i cili është prej vitesh pedagog i lartë në Universitetin Mjekësor të Exeter, thotë se doktorët e familjes apo edhe infermierët e shkollave mund ta marrin vendimin për fëmijën, edhe në rastet kur prindërit e tyre mund të mos jenë dakord.
Ai gjithashtu shtoi se ky shembull mund të jetë shumë i ngjashëm me atë të vajzave nën moshën 16 vjeç, të cilave u është dhënë e drejta nga qeveria britanike për të mos pasur nevojë për miratimin e prindërve për të nisur trajtimin me ilaçe kontraceptive.
“Unë bie dakord se nëse ne sjellim në jetë fëmijë, të cilët kanë ligjërisht të drejtë të marrin vendime nëse janë gati të marrin pjesë në akte seksuale nën moshën 18 vjeç, atëherë e njëjta kompetencë mund të zbatohet në rastin e bërjes apo jo të vaksinës,” shtoi Strain.
Në vazhdim, Strain deklaroi se ai nuk do të mbështeste kurrë dhe në asnjë mënyrë politika që do ta detyronin një fëmijë të bënte vaksinën jashtë dëshirës së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta