Dokumentari që ‘rishkruan’ historinë 600-vjeçare të kolonializmit evropian
Vepra e fundit e regjisorit të nominuar për çmim oskar, Raul Pek, është një seri dokumentari mbi Kolonializmin Evropian dhe ndikimet afatgjatë të tij deri në ditët e sotme.
Seritë konsistojnë në një përzierje të filmimeve nga arkivat me skena të xhiruara në kohët e sotme, ku shpjegohet historia 600-vjeçare e kolonializmit.
Përgjatë 4 serive të dokumentarit, Peck na fton të ri-mendojmë vetë nocionin se si është shkruar historia.
“Komplet historia dhe njohuritë që kemi janë shkruar nga një pikë pamje Euro-centrike dhe ky është një fakt. Dhe kur kjo pikëpamje anashkalon mëkatin fillestar, i cili është gjenocidi, si mund të mendojmë se pjesa tjetër është e saktë?”, shprehet Peck.
Pas suksesit me “Unë nuk jam zezaku yt”, HBO i dha dorë të lirë regjisorit Peck për projektin e tij të ardhshëm madhor. Regjisori nga Haiti ka përfshirë edhe veten e tij dhe eksperiencat personale në dokumentar. Fryti i punës së tij ka të bëjë me një meditim mbi kolonializmin si dukuri dhe natyrën e së vërtetës…
“Krimet që janë bërë në kontinentin amerikan, nuk mund thjesht të zhduken. Ata vazhdojnë të ekzistojnë. Nuk mund ta nisësh një histori që fillon me krime dhe më pas ta kthesh në një “ëndërr”. Por kjo është pikërisht ajo që i është servirur me shekuj njerëzve. Ndërkohë mos të harrojmë tregtinë e skllevërve, miliona Afrikanë të rrëmbyer nga shtëpitë tyre. Miliona që humbën jetët në udhëtimin drejt Amerikës”, tha regjisori.
Raul Peck ri sjell 600 vite histori të manipuluar me gënjeshtra ku krimet dhe gjenocidi janë anashkaluar. Të katër episodet e “Shfarrosni të gjithë Brutët” kanë nisur të transmetohen në platformën HBO Maks, nga data 7 Prill.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta