Dollari ngrihet mbi euron  

23 Shtator 2022 | 19:23

Dollari po qëndron në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit. Monedha amerikane kushton më shumë se ajo europiane, duke dominuar edhe mbi monedhat e tjera ndërkombëtare.

Dollari ka forcuar pozitat në tregun valutor. Ai vijon të qëndrojë i fortë përballë monedhës vendase duke u këmbyer me 118.1 lekë, me rritje në raport me një ditë më parë.  

Monedha amerikane ka kaluar edhe euron, e cila ka shënuar rënie të ndjeshme të vlerës këtë fundjavë. Një euro vlen më pak se një dollarë dhe 116.4 lekë në kursin e këmbimit.

Rritja e dollarit ka qenë më e ngadaltë se rënia e euros këtë sezon, e cila sot qëndron në nivelin më të ulët të dy dekadave të fundit. 

Rënia e euros ka rritur kostot për eksportuesit vendas, kryesisht të sektorit fason dhe mineraleve.

Nga ana tjetër, vetëm gjatë 3 muajve te fundit, kursimet e shqiptarëve në banka janë zhvlerësuar me 20 milion euro, si rezultat i ndryshimeve valutore.

Bankat qendrore në Europë e SHBA kanë rritur normat e interesit për të shmangur rritjen e mëtejshme të çmimeve dhe recesionin, që po ndikohen nga konflikti Rusi-Ukrainë.

Këto rritje përkthehen në formën e kredive më të shtrenjta për publikun dhe në rritje të normave të kredive e borxhit, çka mund të sjellin një ngadalësim më të madh ekonomik se parashikimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026