Donald Rumsfeld, ish-sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së ndahet nga jeta
Donald Rumsfeld, ish-sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili ka mbajtur postin gjatë presidencës së Gerald Ford dhe George W. Bush u nda nga jeta, të martën në moshën 88 vjeçare.
Ai kryesoi strategjitë e Luftës së Ftohtë të Amerikës në vitet 1970 dhe më pas dekada më vonë, strategjitë për luftën ndaj terrorizmit, kryesisht luftërat në Afganistan dhe Irak.
Keith Urbahn, një zëdhënës i familjes tha se shkak i vdekjes së ish-sekretarit ishte mieloma e shumëfishtë, një lloj kanceri i palcës së kockave.
Në vitin 2003, Rumsfeld vizitoi Shqipërinë dhe rezulton të jetë sekretari i parë i Mbrojtjes që bëri një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Donald Rumsfeld vizitoi 18 vite më parë Shqipërinë edhe në kuadër të “Adriatik 3”, një marrëveshje e cila përbënte një hap të rëndësishëm për anëtarësimin në strukturat e NATO-s.
Ish-sekretari ka kryer një vizitë gjithashtu në vitin 2013, ku dhe u vlerësua me dekoratën “Urdhri i flamurit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta