Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja pozitivë me COVID-19

2 Tetor 2020 | 05:28

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump rezultojnë pozitivë me COVID-19.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Trump në një postim në rrjetin social Twitter.  

“Unë dhe Melania rezultuam pozitivë me COVID-19.

Ne do të nisim menjëherë procesin e karantinës dhe të shërimit. Ne do ta kalojmë së bashkë këtë situatë”, shkruan Trump në Twitter.

Nuk është ende e qartë se si ky zhvillim do të ndikojë për debatin e dytë presidencial, i cili është planifikuar për në 15 tetor.

Presidenti, i cili testohet rregullisht, javët e fundit ka mbajtur një orar rigoroz të udhëtimit në të gjithë vendin, duke zhvilluar tubime me mijëra njerëz, pavarësisht paralajmërimeve nga profesionistë të shëndetit publik kundër eventeve me turma të mëdha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026