Donald Trump mbron vendimin e tërheqjes së SHBA-së nga Marrëveshja Klimaterike e Parisit
Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përdorur takimin e fundit të organizuar mes liderëve të G20-tës për të mbrojtur vendimin e tërheqjes nga Marrëveshja Klimaterike e Parisit.
Ky vendim erdhi në fuqi më 4 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, të cilat u fituan nga kandidati demokrat Joe Biden. Trump u shpreh gjatë takimit, se marrëveshja klimaterike e Parisit është e njëanshme, pasi është programuar të shkatërrojë ekonominë amerikane.
“Në mënyrë që të mbroja punonjësit amerikanë,i tërhoqa Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja klimaterike, jo e drejtë dhe e njëanshme, e Parisit. Kjo marrëveshje nuk është projektuar të mbrojë mjedisin, por është ndërtuar të shkatërrojë ekonominë amerikane”, tha Trump.
Gjithashtu, Donald Trump tha se kohët e fundit gjendja klimaterike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përmirësuar. Sipas kreut të shtetit mbrojtja e mjedisit është një “detyrim i shenjtë”, si dhe gjatë katër viteve të udhëheqjes së tij ajri dhe uji janë nga më të pastrit në botë.
“Shtetet e Bashkuara, që pas tërheqjes nga Marrëveshja Klimaterike e Parisit, kanë reduktuar emetimet e karbonit më shumë se çdo vend tjetër I botës. Ajri, që kur mora presidencën, është 7% më i pastër”, theksoi Trump.
Joe Biden, nga ana tjetër, ka deklaruar se kur të marrë presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 20 janar do t’i rikthehet aleancës me Marrëveshjen Klimaterike të Parisit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta