Donin të lyenin me bojë rozë avionin privat të Merz, arrestohen tre aktivistë

23 Janar 2026 | 12:18

Policia gjermane arrestoi tre aktivistë të klimës të enjten me dyshimin se kanë hyrë me forcë në një aeroport për të lyer me bojë rozë avionin privat të kancelarit Friedrich Merz.

Policia dhe një grup protestuesish që e quan veten Kolektivi i Rezistencës konfirmuan incidentin e mëngjesit të hershëm në aeroportin ku Merz kishte avionin e parkuar.

“Plani ishte që avioni të lyhej me rozë për ta nxjerrë atë në mënyrë efektive nga shërbimi”, tha grupi i protestuesve në një deklaratë dërguar agjencisë së lajmeve AFP.

Aktivistët mbanin një banderolë ku shkruhej “Lëvizshmëri për të gjithë, jo vetëm për të pasurit!” dhe gjithashtu kishin planifikuar të linin pas një biçikletë si një mjet transporti më miqësor ndaj klimës për Merzin, tha grupi.

Policia tha se e pengoi planin pasi ndaloi një nga aktivistët pranë Aeroportit Arnsberg-Menden në rajonin Sauerland të Merz, rreth 40 kilometra në lindje të qytetit të Dortmundit.

Shoferi tha se po kërkonte aeroportin lokal dhe të dhënat e policisë treguan se personi kishte qenë më parë “i përfshirë në krime me motive politike”, sipas një deklarate të policisë.

Tre aktivistë të tjerë u arrestuan më pas për hyrje pa leje brenda zonës së kufizuar të aeroportit, pasi policia nisi një kontroll të mëvonshëm. Policia konfirmoi se avioni personal i Merz ishte parkuar në aeroport.

“Po veprojmë në vetëmbrojtje. Situata klimatike po përshkallëzohet, uria, nxehtësia dhe fatkeqësitë natyrore po marrin jetë njerëzish,, e megjithatë Friedrich Merz po fluturon me aeroplanin e tij. Kancelari, nga të gjithë njerëzit, duhet të jetë shembull për pjesën tjetër prej nesh”, tha një nga aktivistet, Anja Windl, në deklaratën e grupit.

Tre aktivistët u kapën në pistën e aeroportit të vogël dhe po mbahen në paraburgim nga policia, sipas grupit të aktivistëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026