Drejt inkriminimit të dytë? Demokratët akuzojnë Trump lidhur me sulmin ndaj Kongresit

9 Janar 2021 | 18:54

Demokratët në Shtetet e Bashkuara planifikojnë të prezantojnë një nen inkriminimi kundër presidentit Trump, lidhur me rolin e tij në ngjarjet e së mërkurës.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi deklaroi se do të avancojë me procesin e inkriminimit nëse Trump nuk jep menjëherë dorëheqjen.

Akuza për “nxitje të kryengritjes”, me pasojë vdekjen e 5 personave pritet të paraqitet nga demokratët në Kongres ditën e hënë.

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë e cilësoi nismën e demokratëve si të motivuar politikisht dhe që do të përçajë më tej Shtetet e Bashkuara.

Thuajse 160 anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë nënshkruar nismën, e hartuar nga kongresmenët Ted Lieu nga Kalifornia dhe David Cicilline nga Rhode Island.

Nëse procesi do të vazhdojë, kjo do të jetë hera e dytë që Dhoma e Përfaqësuesve inkriminon Trump.

Në dhjetor të 2019-s, dhoma e ulët e ndërmori një hap të tillë nën akuzat e “abuzimit me pushtetin” dhe “pengim të Kongresit”, por Senati e shfajësoi atë në shkurt të 2020-s.

Asnjë president amerikan nuk është inkriminuar dy herë. Sidoqoftë, perspektiva që këtë herë Trump të dënohet duket e largët pasi ai gëzon ende një mbështetje të gjerë në Senat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026