Drejtësi për George Floyd, ish-oficeri dënohet me 40 vite burg, vendimi mirëpritet edhe nga presidenti Biden
Fajtor! Ky është ky vendimi i gjykatës amerikane për ish-oficerin e policisë Derek Chauvin, i cili u shpall fajtor për tre akuzat e ngritura për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd një vit më parë, ngjarje që shkaktoi zemërim dhe protesta jo vetëm në shtetet amerikane.
Chauvin kishte deklaruar se ishte i pafajshëm, por tanimë pas një seance të gjatë gjyqësore ai përballet me 40 vite burg.
“Ne juria, sikundër përmendëm më sipër akuzat për vrasje e paqëllimshme, vrasje e shkallës së dytë , e shpallim të pandehurin fajtor”, u shpreh Peter Cahill.
Një moment i tillë ishte pritur për një kohë të gjatë nga familja e 46-vjeçarit, por edhe nga mijëra qytetarë që kishin dalë në rrugët e shteteve amerikane duke kërkuar drejtësi e më në fund duke festuar për vendimin e marrë.
Imazhet e ish- oficerit Chauvin duke vendosur për nëntë minuta gjurin në qafën e Floyd duke mos e lejuar të marrë frymë, shkaktoi protesta në të gjithë botën dhe thirrje për reformën ne polici.
Vendimi i marrë në gjykatë shkaktoi ndjenja të përziera në qytetin e Minneapolis aty ku dhe ndodhi ngjarja.
Presidenti Joe Biden dhe zv presidentja Kamala Harris e mirëpritën vendimin e gjykatës.
“Racizmi sistematik që është një njollë në shpirtin e kombit tonë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Dhe vendimi i sotëm e dërgon këtë mesazh, por nuk mjafton. Ne nuk mund të ndalemi këtu. Në mënyrë që të kemi ndryshime dhe reforma të vërteta, ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë për të reduktuar mundësitë që tragjedi si kjo të mos përsëriten. Është koha që vendi të bashkohet, të bashkohemi si Amerikanë. Kurrë nuk mund të ketë një strehë të sigurt për urrejtjen në Amerikë”, u shpreh Biden.
Kjo është hera e parë që në shtetin e Minesotës një oficer i bardhë policie i përfshirë në vdekjen e dikujt, ndërsa ishte në detyrë u dënua për vrasje.
Lexoni gjithashtu:
Gjyqi për vrasjen e Floyd, trupa gjykuese pritet të japë vendimin për ish-oficerin e akuzuar Chauvin
Gjyqi për George Floyd, ish-polici i akuzuar për vrasje refuzon të dëshmojë në gjyq
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta