”Drejtësi për Maradonën”, me qindra argjentinas në protestë, po hetohet vdekja e legjendës së futbollit

11 Mars 2021 | 07:29

Me qindra argjentinas pushtuan rrugët e Buenos Aires duke kërkuar drejtësi për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Maradona.

Argjentinasit vendosën të protestojnë ndërsa ekspertët janë duke hetuar se çfarë e shkaktoi vdekjen e Maradonës. Nën hetim janë tre mjekë, dy infermierë dhe staf tjetër mjekësor të akuzuar për neglizhencë.  

“Ai nuk vdiq atë e vranë”, “Drejtësi për Maradonën” ishin disa nga thirrjet e argjentinasve që mbanin në duar flamuj dhe këndonin.

Zemërimi i protestuesve nisi pas publikimit të një dokumentari ku u bënë me dije regjistrimet audio të thirrjeve telefonike mes mjekëve të ish-futbollistit dhe stafit të tij. Mes demonstruesve ishin edhe familjarë të Maradonës.

Maradona vlerësohet si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit dhe madje në vendin e tij ai cilësohet Zot, pavarësisht betejave të gjata me varësinë nga droga dhe alkooli.

Paneli i ekspertëve, i përbërë nga dhjetë specialistë zyrtarë dhe dhjetë persona të tjerë të zgjedhur nga palët e interesuara, pritet të bëjnë publike rezultatet e hetimeve brenda dy ose tre javësh duke hedhur drite mbi atë se çfarë ndodhi me legjendën e fushës së blertë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026