Drejtuesi i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë tregon pritshmëritë nga takimi Thaçi-Vuçiç në Uashington
Gjatë një interviste për Euronews Albania, drejtuesi i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë (AmCham), Arian Zeka, tregoi pritshmëritë për sa i përket takimit në Uashingotn mes presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç.
“Presim që në marrëveshjet e javës së ardhshme dy shtetet, Kosova dhe Serbia të zyrtarizojnë zotimet e tyre për 4 të ashtuquajtura liri: lira e lëvizjes së mallrave, liria e lëvizjes së shërbimeve, liria e lëvizjes së njerëzve dhe liria e lëvizjes së kapitlit,” – i tha Zeka gazetares Bruan Çifligu.
Sipas drejtuesit të AmCham në Kosovë, prodhuesit dhe bizneset kosovare do të mund të përfitojnë eliminimin e të gjitha barrierave reciproke me të cilat përballen aktualisht për eksportet në Serbi apo për kalimet tranzit në territorin serb.
I pyetur nëse për këto çështje AmCham ka qenë në komunikim me qeverinë Hoti, apo me Presidentin Thaçi, Zeka tha se vazhdimisht ka qenë në komunikim me zyrtarët kosovarë, që në kohën kur u vendosën tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
“Ne promovojmë lirinë e lëvizjes së mallrave, shkëmbimin e papenguar tregtar dhe ekonomik në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kështu që po, ne ua kemi bërë me dije rekomandimet tona autoriteteve kosovare,” – u shpreh Zeka i cili e konsideroi zotim të përbashkët rajonal me odat amerikane të vendeve të tjera qasjen për integrim të plotë ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Më 27 qershor i dërguari i Posaçëm i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka ftuar në Uashington presidentët Thaçi e Vuçiç, për të nisur një “dialog paqeje” mes dy vendeve.
Lexoni gjithashtu:
Dialogu Kosovë-Serbi: SHBA-të në linjë me Francën e Gjermaninë, injorohet BE-ja
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran