Dritë e gjelbër për “Johnson & Johnson”, autoritetet amerikane rekomandojnë rinisjen e përdorimit

24 Prill 2021 | 11:02

Shtetet e Bashkuara mund të rifillojnë menjëherë përdorimin e vaksinës anti-COVID të prodhuar nga kompania “Johnson & Johnson”.

Kështu kanë deklaruar entet rregullatore amerikane, që i kanë dhënë fund ndërprerjes 10-ditore, gjatë të cilës u hetuan lidhjet mes vaksinës dhe rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, si dhe Administrata për Ushqimin dhe Barnat u shprehën në një deklaratë të përbashkët se do të paralajmëronin për rrezikun e një sindrome potencialisht fatale që përfshin mpiksje të rënda të gjakut dhe trombocite të ulëta në recetën që do t’u jepet marrësve.

Autoritetet amerikane nënvizuan gjithashtu se vendimi hynte në fuqi menjëherë, duke i hapur rrugën marrjes së vaksinës në krah duke filluar nga e shtuna.

Agjencitë e morën vendimin pas një takimi të bërë me ekspertët që rekomanduan që ndërprerja të merrte fund.

Ditën e premte, paneli i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve votoi 10 me 4 në favor të përdorimit të vaksinës tek personat e moshave 18 vjeç e sipër, parametra këta të autorizuar nga Administrata për Ushqimin dhe Barnat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026