Dritë jeshile për t’u martuar, në Itali nisin të organizohen dasmat por me masa strikte

17 Qershor 2021 | 13:59

Çiftet në Itali më në fund morën dritën jeshile për të vijuar me planet për të organizuar dasmat, por me kushtin që t’u përmbahen masave të rrepta COVID-19.

Livia Rigillo dhe Tiziano Spina ishin ndër të parët që organizuan një event në Romë së bashku me familjen dhe miqtë më të afërt, sigurisht duke respektuar  të gjitha masat.

Të ftuarve në dasmë u kërkohet të bëjnë një test antigjen të paktën 48 orë para eventit ose të sigurojnë prova se janë vaksinuar 15 ditë më parë.

Të gjithë të ftuarit duhet të kenë matur temperaturën në hyrje dhe të dezinfektojnë duart. Të sapomartuarit duhet të kenë një listë të të ftuarve për t’i informuar ata nëse shfaqet një rast pozitiv.

Rigello dhe Spina kishin vendosur të martoheshin në 7 mars 2020 me 300 të ftuar, por për shkak të COVID-19 dhe bllokimit kombëtar planet u tyre nuk u realizuan.

“E anuluam dasmën disa herë, çdo herë duke gjetur një zgjidhje të ndryshme dhe duke shpresuar deri në minutën e fundit se asgjë nuk do të ndryshonte”, shprehet dhëndri.

Ndërsa nusja, e cila është duke pritur edhe një bebe, thekson se shumë herë ata ndryshuan planet, por më në fund ia dolën të lidhin kurorat, ndonëse është një feste me vetëm 30 të ftuar.

Italia ishte vendi i parë në Perëndim që u godit nga COVID-19, duke shkuar në një bllokim kombëtar në mars 2020. Për industrinë e eventeve, dëmtimi nga COVID ka qenë shkatërrues: humbjet variojnë nga 85% në 100% të xhiros në krahasim me para-pandeminë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026