Dritëhijet e trajnerit Silvinjo, tek Corinthians e kërcënuan tifozët

6 Janar 2023 | 16:23

Më 9 janar trajneri Brazilian Sylvinho do të prezantohet në krye të Kombëtares shqiptare me objektivin e qartë, mbërritjen në Europianin e 2024-ës.

48-vjeçari ka një kontratë 18-mujore dhe pritet të përfitojë afro 1 mln euro së bashku me stafin e tij. Rrugëtimi në krye të kuqezinjve është më i vështiri në karrierën e tij, pas dështimit tek Lioni dhe Corinthians.

Kalimi tek francezët në rolin e trajnerit nuk ishte pozitiv për mbrojtësin brazilian që u shkarkua pas 11 ndeshjeve të zhvilluara. Paraqitjet e dobëta bënë që të merreshin masa të menjëhershme. 2 vite më pas vendosi të kthehej tek skuadra ku shkëlqeu si futbollist, Corinthians. Si trajner llogaritë ishin ndryshe, humbja ndaj një rivali të përjetshëm si Santosi bëri që tifozeria të shpërthente në kore kërcënuese ndaj tij. Sipas The Sun, fjalët e tyre ishin: “Nëse Silvinjo nuk shkarkohet, ne do ta shkatërrojmë stadiumin”.

Por si nisi e gjitha? Sylvinho bëri jehonë në media në vitin 2009, ku ishte 35 vjeç dhe luante për Barcelonën. Ndeshja me Chelsea vendosi në vështirësi Guardiolën, në këtë moment ndërhyri Sylvinho duke i sugjeruar zëvendësimet që mund të kryente, kështu ndikoi drejtpërdrejt në kualifikim. 2 gola shënoi gjatë qëndrimit të tij në Kamp Nou, ndërkohë fitoi Champions League me blaugranët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)

Legjenda braziliane, Neymar, u rikthye plot lot në fushë për kombëtaren e tij, ndërsa Selecao mposhti Skocinë 3-0 në ndeshjen e tyre të fundit në...
09:55 | 25/06/2026

I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë

Lojtari i Katarit, Assim Madibo u dënua me pezullim pӕr pesë ndeshje të mërkurën për ndërhyrjen e frikshme që i theu këmbën mesfushorit kanadez, Ismael Kone...
09:45 | 25/06/2026

Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën

Gilberto Mora u bë lojtari më i ri që luajti si titullar në një Kupë Bote për Meksikën. 17-vjeçar doli në fushë kundër Republikës Çeke të mërkurën...
09:32 | 25/06/2026