Nga ‘samba’ tek shqiponjat, sfidat dhe objektivat e trajnerit të Kombëtares

3 Janar 2023 | 17:02

Tashmë nuk ka më dyshime, Silvinjo është trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Vetëm 3 vite eksperiencë në drejtimin e skuadrës, braziliani do ta ketë jo pak të lehtë angazhimin me kuqezinjtë. Në prag të eleminatoreve të Europianit të 2024-ës, në një situatë ku disa prej lojtarëve janë të padisponueshëm për shkak dëmtimi, misioni i 48-vjeçarit sa vjen e vështirësohet.

Silvinjo si futbollist ka shkëlqyer tek Barcelona ku arriti të fitonte dhe Uefa Champions League. Më pas pati një kalim tek Manchester City, ndërkohë që në karrierën si mbrojtës ka shënuar vetëm 7 gola, 3 prej tyre me Arsenalin.

Pas Lionit dhe Korinthiasit, Shqipëria është skuadra e tretë zyrtare që do të drejtohet prej tij, ndërsa ka në përbërje të stafit janë edhe Pablo Zabaletan dhe Dorival Guidonin.

Pa përmendur këtu miqësoret, ndeshja e parë zyrtare për teknikun e sambave është ajo me Poloninë më 27 mars, që konsiderohet kundërshtari më i vështirë. Përpara tifozërisë kuqezi do të përballet me Moldavinë, sfidë e cila luhet në Air Albania më 17 qershor. Veç të tjerash kundërshtarët e tanve janë dhe Ishujt Faroe e Republika Çeke.

Objektivat e italianit Edoardo Reja ishin vendi i dytë në grup, duke konkurruar çekët, por dorëzuar përpara skuadrës polake dhe bomberit Lewandowski, ndërkohë nuk dihet se çfarë ka në mendje Silvinjo. Ajo çka konfirmohet është objektivi i vendosur nga presidenti i FSHF, Armand Duka, pra mbërritja në Euro 2024 në Gjermani.

Por sa e vështirë do të jetë?

Një pjesë e lojtarëve të kombëtares janë të dëmtuar, mes tyre Armando Broja që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gju dhe pritet të mungojë deri në muajin gusht. Po ashtu duhet që të gjithë lojtarët të kapin formën e tyre maksimale e të jenë të gatshëm për skuadrën. Sytë duhet të jenë dhe drejt Superligës Shqiptare, aty ku Xhixha e Skuka po bëjne diferencën, me këtë të fundit në orbitën e klubeve të Serisë A. Por a do t’i besojë Silvinjo lojtarëve vendës, kjo mbetet për t’u parë dhe a do t’i arrijë qëllimet, vetëm ai e ka në dorë…

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026