Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
26 Qershor 2026 | 10:41

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve në ambientet e Akademia e Sigurisë.

Menjëherë pas njoftimit, inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikime në subjektin SORI-AL, i cili ofron shërbimin e kateringut në këtë institucion, si dhe në ambientet e Garnizoni Skënderbej pranë Akademia e Forcave të Armatosura.

Sipas AKU-së, në Akademinë e Sigurisë janë konstatuar kushte higjieno-sanitare të rregullta dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Në kuadër të hetimit janë marrë 14 mostra ushqimore (nga dreka dhe darka) për analiza mikrobiologjike në laboratorin e ISUV.

Gjurmueshmëria e rastit ka vijuar edhe në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, ku kryhet përpunimi i ushqimeve. Edhe aty janë konstatuar kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe dokumentacion i rregullt. Janë marrë 14 mostra shtesë ushqimore, si dhe 5 mostra tampon për higjienën e mjedisit dhe pajisjeve, të cilat janë dërguar për analizim në ISUV.

Në këtë subjekt është vendosur masa e ndërprerjes së aktivitetit deri në daljen e rezultateve laboratorike. Gjatë kontrolleve kanë qenë të pranishme edhe institucionet përkatëse, përfshirë NJVKSH Tiranë, ISHSH dhe Policia e Shtetit.

AKU thekson se po vijon ndjekjen e rastit hap pas hapi dhe do të marrë masat e nevojshme në varësi të rezultateve laboratorike, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026