Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
16 Korrik 2026 | 13:16

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan Kepëca, vëllai i tij, Arben Kepëca, 41 vjeç, dyshohet se mori një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe u nis për të vrarë autorin e dyshuar të sulmit.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë ndërhyrjes së Policisë, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u neutralizua dhe u vu në pranga.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto”, ku, sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, dyshohet se plagosi me thikë Vildan Kepëcën. I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, 18-vjeçarit A. F.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026