Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

16 Korrik 2026 | 13:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te vota e lirë e Këshillit Kombëtar. Berisha tha se përbërja e re sjell një ripërtëritje të forcës politike, me figura të reja në poste drejtuese.

Në një komunikim për mediat, Berisha falënderoi ish-bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e PD-së për kontributin e dhënë, ndërsa vlerësoi zgjedhjen e drejtuesve të rinj si një tregues të funksionimit demokratik brenda partisë.

 “Mbrëmë u kompletua krijimi i institucioneve të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Dua të falënderoj me mirënjohje të gjithë ish-bashkëpunëtorët e mi, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Ivi Kaso dhe sekretarët e PD për kontributin e tyre të çmuar.

I garantoj se mbetem i vendosur për të vazhduar bashkëpunimin e gjithanshëm me ta. Të falënderoj Edi Palokën për kontributin e tij të çmuar dhe secilin prej atyre që kontribuoi katër vitet e shkuara. Dua të uroj nga zemra ata që u zgjodhën me votën e lirë të Këshillit Kombëtar të PD. Shqiptarët kanë parë dhe shohin një forcë politike që ka vendosur votën e lirë të saj në themel të ndërtimit dhe funksionimit.

Uroj nga zemra Belind Këlliçin, Nikolla Kedhin, Erisa Bajazitin, të zgjedhur nënkryetarë të PD për herë të parë, personalitete të cilat përfaqësojnë shtresa dhe grupe të mëdha të shoqërisë shqiptare, të papërfaqësuara më parë në kryesi.

T’i uroj sekretarit të përgjithshëm, Flamur Noka, rizgjedhjen me votën e Këshillit Kombëtar të PD në postin e lartë që mban.

Klevis Balliut, zgjedhjen sekretar organizativ. Andi Mustadaj, zgjedhjen si sekretar për menaxhimin e burimeve njerëzore. Marash Logu, sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore. Viola Kapedani, sekretare për marrëdhëniet me publikun. Eva Metaj, sekretare për organizatat partnere dhe shoqërinë civile. Fjoralba Dizdari, sekretare për integrimin evropian. Sekretar për emigracionin dhe diasporën, Ethem Aga. Sekretar për dixhitalizimin e PD, Etjon Kapedani. Sekretar për infrastrukturën dhe territorin, Gentian Kaprata.

Sekretare për çështje të pronave dhe luftën kundër korrupsionit, Endira Bushati. Sekretar për të drejtat e njeriut, Franc Nuri. Sekretar për të përndjekurit politikë, Shkëlqim Lepenica. Sekretar për pushtetin lokal, Ylli Asllani. Sekretar për aksionin qytetar, Erges Eskiu. Komisioni apo gjykata e partisë: Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj, Gentian Koçi.

Unë kam një falënderim të veçantë për të gjithë ata të cilët kandiduan për këto poste të rëndësishme.

I garantoj për konsideratën time më të lartë dhe vlerësimin më të madh pavarësisht nga rezultati i këtij votimi. Shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin me ta si personalitete të shquara të PD.

Falënderoj zotin Gazment Bardhi dhe komisionin e votimit për punën serioze që bënë. Kam një ndjesë publike për zotin Lorenc Luka, i cili ka dërguar një mesazh me të cilin ai informon se nuk dëshiron të kandidojë, por mesazhi është lexuar me vonesë.

Pra, siç e shihni, ka një ripërtëritje të madhe me personalitete ndër më të shquarat të fushave të tyre në drejtimin e PD”, u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026