Artan Hoxha sulmon futbollin: FSHF, FIFA dhe UEFA të korruptuar
Gazetari Artan Hoxha thotë se FIFA është organizata më e korruptuar në botë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se kjo tanimë është e provuar në bazë të disa investigimeve të kryera.
Sipas tij, edhe UEFA e FSHF-ja janë gjithashtu të korruptuara.
“Fillimisht, ne nuk i kushtonim rëndësi faktit se ku organizohet një botëror. Sa më shumë fuqizohej FIFA, sa më shumë e drejta televizive prodhonte para, aq më shumë filloi politika të fuste duart te bota e futbollit dhe kur politika futet aty, futet bashkë me korrupsionin brenda. Botërori i Katarit dhe më përpara, ai i Rusisë, janë dy shembujt më konkretë se deri ku mund të interferojë politika dhe se çfarë është në gjendje të bëjë korrupsioni dhe në nivele kaq të larta.
Jo më kot sot, ka më dhjetëra dokumentarë, filma, histori, investigime të bëra nga mediat në të gjithë botën, që dëshmon që FIFA është një nga organizatat më të korruptuara të botës. Kjo tashmë është e provuar që UEFA është e tillë dhe normalisht dhe FSHF-ja jonë, si degë e tyre nuk ka si të mos jetë e tillë. Prandaj mos u çudisni që kur bëhet një skandal në Shqipëri ne shohim që vjen Infantino ose vjen Ceferin në mbështetje të Dukës. Ata po mbrojnë një anëtarë të komunitetit ekzekutiv të UEFA-s, i cili është pjesë e tyre, psesë e sistemit global”, theksoi ai.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë