Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat për falsifikim të të dhënave të biznesit.
Osmani është shprehur se fajsia e Trump nuk do ta ndalojë atë të marrë pjesë në zgjedhje, përkundrazi do të bëjë që lufta zgjedhore të jetë edhe më e fortë.
Eksperti tha se dënimi nga gjykata mund të ketë një efekt pozitiv që mund ta çojë në rritjen e popullaritetit dhe fitoren e zgjedhjeve.
“Nuk ishte ndonjë befasi e madhe për vetë natyrën e polarizimit në të cilën ndodhet SHBA tashmë dhe luftën agresive të dy kandidatëve Joe Biden dhe Trump. Ky polarizim do të shkojë drejt betejës së madhe finale, në nëntorin e vitit të ardhshëm. Është një betejë e fortë dhe e ashpër sepse të dyja palët e kanë për ekzistencë. Madje Trump shprehet se në qoftë se ai nuk fiton këto zgjedhje për shkak të numrit të lartë të emigrantëve SHBA nuk do të ketë më zgjedhje demokratike, pasi ata votojnë gjithmonë për të majtën” tha ai.
Osmani gjithashtu komenton faktin se të gjitha këto sulme ndaj Trump po bëjnë atë që të duket viktimë.
“Ai i ka pikët më të larta në këtë moment. Amerikanët kanë nisur të kuptojnë agresivitetin e axhendave të majta e cila nuk i pranon kultura dhe populli amerikan. Këto sulme të herë pas herëshme të Trump e kthejnë atë në viktimë” përfundon Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen