“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

14 Korrik 2026 | 20:23

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e saj lidhur me protestat në Shqipëri.

“Ne nuk e shohim të rrezikuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe prova është edhe dita e sotme, pasi kemi mbyllur tre kapituj. Lidhur me projektin specifik, mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të BE-së. Këto janë kritere shumë të rëndësishme.

Aktualisht ka ende një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këto kritere. Edhe përpara se të nisnin këto protesta, ne kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti të shfuqizoheshin amendamentet e ligjit të vitit 2024 dhe ligji për investimet strategjike. Do t’i inkurajoja që ta bënin këtë sa më shpejt.

Protestat janë demokratike, por rëndësi ka edhe mënyra se si vendet i trajtojnë ato. Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin”, tha Kos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit

Si çdo ditë qëndrese, sot në ditën e saj të 45-të, qytetarët kanë nisur fillimisht grumbullimin e tyre përpara Kryeministrisë, aty ku kanë mbajtur fjalimet...
19:40 | 14/07/2026