Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil për sulm seksual dhe shpifje ndaj një gruaj , sipas një dokumenti gjyqësor të publikuar sot.
“Sot, jemi të kënaqur të njoftojmë se (E. Jean Carroll) ka marrë dëmshpërblimin e dhënë nga juria pas këtij vendimi” tha avokatja e saj, Roberta Kaplan.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, Gjykata Supreme e dha vendimin përfundimtar në fund të qershorit, pasi refuzoi të dëgjonte apelin e Trump. Një gjyqtar federal e urdhëroi atë të paguante shumën javën e kaluar.
Ish-kolumnistja e revistës Elle, tani 82 vjeç, e kishte akuzuar Trumpin për sulm seksual ndaj saj në dhomën e provimit të një dyqani në Nju Jork në vitin 1996. Kur akuzat e saj u bënë publike pas publikimit të librit të saj në vitin 2019, Trump e quajti atë të korruptuar dhe foli për një rast të sajuar.
Në një gjyq tjetër në Nju Jork, ku Trump u padit gjithashtu për shpifje ndaj Carroll, ai u urdhërua t’i paguante asaj 83.3 milionë dollarë. Gjykata e Apelit e mbështeti vendimin, por lirimi i shumës do të varet nga vendimi i Gjykatës Supreme, nëse ajo pranon të shqyrtojë çështjen.
Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu
Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:28 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu
- 21:27 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
- 21:23 Shpërthime në ishujt strategjikë të Iranit, vijon përshkallëzimi me SHBA-në