Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

14 Korrik 2026 | 20:35

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Sipas tij ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura do të jenë në përputhje me standartet evropiane. Ai shtoi se shfuqizimi është për ligjin për investime strategjike.

“Po punojmë ngushtësisht edhe me Komisionin për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj. Kur bëhet fjalë për ligjin tjetër, nuk kemi asgjë për të shfuqizuar, edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Evropian që ka kërkuar këtë. Por na duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet evropiane dhe të ndryshojmë brenda këtij ligji gjithçka që nuk është në pajtim me standartet evopiane.

Sepse shfuqizimi nënkupton anulim, dhe ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, do të anulohet, ndërkohë që ligji për zonat e mbrojtura është një nga ligjet më të mira që kemi. Është një ligj për të cilin kemi punuar shumë fort për ta hartuar. Ligji i parë në vend për zonat e mbrojtura, sepse nuk kishim një të tillë më parë, ashtu siç nuk kishim shumë gjëra të tjera më parë.

Dhe na duhet të trajtojmë pjesë specifike të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me standartet e Bashkimit Evopian dhe për këtë, ndërkohë që flasim, po punojmë me Komisionin. Por shfuqizim nuk është një fjalë që e marrim si fjalë për të qenë në përputhje. Nuk është shfuqizim, është një miratim 100% në përputhje me standartet evropiane. Shfuqizimi është për ligjin për investime strategjike. Janë dy gjëra të ndryshme, thjesht sa për të mos humbur në përkthim, siç ndodh”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026