Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar se Shqipëria po mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian teksa e ka cilësuar si një gur kilometrik të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë drejt BE-së. Ndër të tjera ai shtoi se kjo tregon se Shqipëria po jep rezultate dhe po ecën përpara.
“Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një gur kilometrik tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE. Sapo ramë dakord të mbyllim 3 kapituj të rëndësishëm negociatorë dhe ky nuk është thjesht një hap, po një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë më i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit. Eshtë më e rëndësishme, sepse thekson një mesazh mjaft të fuqishëm që Shqipëria jep rezultate. dhe BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon.
Proces i besueshëm, i bazuar në meritë nga të dyja anët. Është jashtëzakonisht shumë inkurajuese, super e rëndë. Faleminderit, Marta, që ke qenë koherente e durueshme dhe që na ke mbajtur në drejtim pavarësisht pengave dhe ne po sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë, po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi. Prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë dhe njerëzit janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon”, tha Rama ndër të tjera.
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun