“Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar si një arritje të mirë mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj në Konferencën e IX Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel, Kos vlerësoi përputhjen e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme të BE-së dhe përmbushjen e piketave për sundimin e ligjit.
Ajo theksoi se reformat thelbësore duhet të thellohen më tej dhe se e gjithë kjo rrugë duhet bërë në mënyrë transparente.
“Sot mbyllëm tre kapitujt e parë me Shqipërinë. Është një super arritje. Tre përfunduan, kanë mbetur edhe 30 të tjerë. Këto janë fusha ku Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Praktikisht, Shqipëria ka qenë në përputhje të plotë me politikat e jashtme të BE-së prej shumë vitesh.
Universitetet shqiptare janë pjesë e rrjetit evropian të informacionit dhe inovacionit. Më shumë se 50 mijë studentë kanë marrë pjesë në Erasmus Plus. Përgëzime miqve shqiptarë, kjo u bë e mundur se ka përmbushur pikat e ndërmjetme për sundimin e ligjit.
Ky është një hap i ndërmjetëm, duke thënë se reformat duhet të vijojnë të thellohen. Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027.
Këtë inkurajojmë të vijojë progresi në drejtësi, antikorrupsion dhe luftën kundër krimit të organizuar, ne këmbëngulim për reformat rrënjësore. Sondazhi i fundit tregon se në Shqipëri 92 % e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit, 94 % mendojnë se anëtarësimi do të sjellë më shumë avantazhe dhe 93 % i besojnë BE-së. Reformat kanë sukses nëse të gjithë ata që janë të prekur të dëgjohen. Unë do të jem krah jush deri në fund të mandatit tim. Duhet të jemi të qartë, reformat në këtë fushë duhet të thellohen, ndërsa Shqipëria ecën përpara.
Ja pse këmbëngulim te reformat thelbësore në Shqipëri. Ne i marrim këto vendime në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, dhe kjo duhet të përfshijë shoqërinë civile dhe publikun e gjerë”, u shpreh Kos.
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit