U shpall fajtor, me çfarë dënimi mund të përballet Donald Trump

31 Maj 2024 | 15:29

Mbrëmjen e djeshme ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpall fajtor në procesin gjyqësor për ‘paratë e heshtura’.

Sipas mediave të huaja, Trump mund të dërgohet në burg, megjithëse shumica e ekspertëve ligjorë pajtohen se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

Pra, me çfarë mund të përballet Trump kur të dënohet më 11 korrik?

Të 34 akuzat për të cilat ai u shpall fajtor janë krime të klasës E në Nju Jork (shkalla më e ulët në shtet). Çdo akuzë mbart një dënim maksimal prej katër vjet burg dhe deri në 5,000 dollarë (3,900 £) gjobë.

Një skenar mund të shohë që ‘Justice Merchan’ të zgjedhë një kombinim gjobash, shërbimi me kusht dhe/ose shërbimi në komunitet.

Nëse Trump do të dënohej me kusht, gjykata do të vendoste që ai të takohej rregullisht me një oficer të provës.

Po ashtu edhe ‘arresti në shtëpi’, i cili do ta shihte ish-presidentin të mbyllur në shtëpinë e tij me një monitor elektronik rreth kyçit të këmbës, është gjithashtu një mundësi.

Opsioni i fundit do t’i lejonte Trumpit të bënte fushatë për President, megjithëse nga kufijtë e katër mureve të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026

Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil...
21:25 | 14/07/2026