Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

29 Maj 2024 | 14:15

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Krisafi theksoi se reagimi mbarëbotëror në rrjete sociale që dënon ofensivën ka ardhur për shkakun se Izraeli po tejkalon çdo limit.

“Sepse Rafah supozohet të ishte vendi i vetëm i sigurt në Gaza, në momentin që ushtria izraelite nuk ka më asnjë metër tokë në Gaza që të jetë i sigurt. Por duhet të kuptojmë një gjë: Gaza është një vend shumë i vogël dhe është shumë e vështirë të ndash ku është pjesa civile dhe ku është pjesa ushtarake e Hamasit në Gaza. Prandaj kemi pasur kaq shumë viktima civile, prandaj kemi pasur kaq shumë fëmijë viktima,” tha ai.

Për qëndrimin e SHBA në lidhje me luftën në Gaza, ai mendon se Washingtoni do të jetë gjithmonë përkrah Izraelit pavarësisht gjithçkaje.

“Shtetet e Bashkuara në qëndrimin e mbajtur kanë thënë që Izraeli nuk e ka shkelur vizën e kuqe, dhe po tregohet ‘i zgjuar’ në lidhje me SHBA-të sepse po bën një operacion të vogël metër pas metri për të futur në Rafah. Unë mendoj që nuk ka asnjë shans që Shtetet e Bashkuara të heqin dorë nga Izraeli pavarsisht asaj që ajo ka bërë në Rafah, dhe kam përshtypjen që Izraeli ka shkelur çdo limit, jo vetëm në Rafah, por edhe në Gaza,” tha Kristafi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026