“Izraeli donte pastrim etnik”, ngre tonet Redi Shehu: Hamasi veç justifikim
Analisti Redi Shehu ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për sulmin e ndodhur ditën të dielën në Rafah në një kamp, nga ku humbën jetën 45 palestinezë, mes tyre gra e fëmijë.
Sipas analistit Izraeli ka kryer masakra, ndonëse jo me bomba edhe para ekzistencës së Hamasit duke tentuar ta dehumanizojë popullin palestinez.
Shehu tha se Hamasi është përdorur nga Izraeli si justifikim për të kryer masakrat masive që po kryen.
“Nuk ka ekzistuar Hamasi para 87, janë bërë të njëjtat gjëra, pse janë bërë të njëjtat gjëra? Nuk ka pasur Hamas. Janë bërë vrasje të vogla, jo kështu me bombardime, por vrasje të përditshme. Të futen ushtarët brenda në shtëpi e hanë bukë me ty e ti nuk i nxjerr dot jashtë. Pse? Sepse i kanë dehumanizuar. Kjo tregon se Hamasi, Hezbollahu është justifikim.
Ata kanë kusuret e veta, por Izraeli e profilizon vetveten si demokracia e vetme në Lindjen e Mesme. Nuk ka demokarci, të gjitha organizatat e të drejtave të njeriut e profilizojnë sot Izraelin si shtet aparteit, një i tillë nuk është shtet demokratik, por etnokratik. Ka në thelb etninë, një etni superiore ndaj tjetrës. Nga 87 para Hamasit e më para janë munduar të dehumanizojnë popullin palestinez”,-tha analisti Redi Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit