Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

4 Qershor 2024 | 15:45

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e mërkurë, 5 qershor.

Deputeti informoi se pjesë e agjendës do të jetë dhe një vizitë në qendrat e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, si dhe një konferencë e përbashkët për media në krah të kryeministrit Rama.

“Nesër kryeministrja Meloni do të jetë në Shqipëri duke filluar nga ora 12:00. do të ketë një vizitë në Shëngjin, pra do të shikojë atë që do të jetë qëndra e pritjes së emigrantëve. Do të ketë një konference te përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe do të ketë diskutime që do të jenë në nivelin dypalësh me organe dhe institucione të ndryshme të qeverisë” tha ai.

Xhafaj komentoi dhe deklaratën e Melonit, e cila tha për mediat italiane se “është momenti t’i japë një përqafim Edi Ramës për gjithçka ka mbajtur mbi supe për shkak të sulmeve politike që më bëhen mua në Itali”.

“Përfshirja në çështjen e menaxhimit të emigrantëve është një çështje më e madhe se vetë vendi jonë. Sulmet në median italiane nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me situatën në Shqipëri, por kanë lidhje me një konjugturën më të gjërë ndërkombëtare që ka të bëjë me menaxhimin e emigrantëve në Europë” tha Xhafaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i Bankës Botërore: Plakja dhe emigracioni po shtojnë presionin mbi financimin e shëndetësisë

Plakja e popullsisë, emigracioni dhe rritja e sëmundjeve kronike po vendosin përballë sfidave të reja sistemin shëndetësor shqiptar. Një raport i Bankës Botërore vëren se...
18:32 | 13/07/2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Rama pritet nga Macron në Paris. Kryeministri poston pamjet nga takimi

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka mbërritur në Paris në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës. Rama theksoi se...
18:19 | 13/07/2026