Meloni viziton nesër Shqipërinë, inspektim në kampin e emigrantëve në Shëngjin

4 Qershor 2024 | 10:06

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e mërkurë, më 5 qershor.

Kjo vizitë e saj është konfirmuar nga qeveria italiane, ndërsa thuhet se Meloni do të zhvillojë një vizitë të përbashkët me Kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama, në orën 12: 20, në zonat që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit.

Vizita e kryeministres Meloni vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës në Shqipëri, ndërkohë punimet për qendrën pritëse të emigrantëve në portin e Shëngjinit po shkojnë drejt fundit.

Të hënën më në këtë qendër mbërriti edhe policia italiane, që do të dislokohet në Shëngjin për të garantuar sigurinë e refugjatëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026