Raporti i Bankës Botërore: Plakja dhe emigracioni po shtojnë presionin mbi financimin e shëndetësisë
Plakja e popullsisë, emigracioni dhe rritja e sëmundjeve kronike po vendosin përballë sfidave të reja sistemin shëndetësor shqiptar. Një raport i Bankës Botërore vëren se Shqipëria përballet me presione në rritje për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa financimi publik mbetet ndër më të ulëtit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë, vendi po plaket me ritme të shpejta. Rreth 16% e popullsisë ishte mbi 65 vjeç në vitin 2023, duke rritur barrën e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, goditjet cerebrale, kanceri, sëmundjet e mushkërive dhe Alzheimeri.
Banka Botërore thekson se sistemi aktual shëndetësor mbetet i përqendruar kryesisht te spitalet, ndërsa kujdesi parësor dhe parandalimi kanë nevojë për më shumë vëmendje.
Në vitin 2023, shpenzimet totale për shëndetësinë arritën në rreth 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa fondet publike përbënin rreth 3.5% të PBB-së. Shqipëria shpenzon rreth 301 dollarë për frymë nga fondet publike për shëndetësinë, një nivel afërsisht sa gjysma e disa vendeve të tjera të rajonit.
Raporti nënvizon se sfida nuk lidhet vetëm me sasinë e fondeve, por edhe me mënyrën e përdorimit të tyre. Pjesa më e madhe e shpenzimeve drejtohet te spitalet, ndërsa nevojitet më shumë investim në parandalim dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike.
Banka Botërore rekomandon forcimin e kujdesit parësor, përmirësimin e mbledhjes së kontributeve shëndetësore, përdorimin e taksave për produktet që dëmtojnë shëndetin dhe riorganizimin e rrjetit spitalor.
Sipas raportit, e ardhmja e sistemit shëndetësor shqiptar do të varet nga aftësia për të përdorur më mirë fondet ekzistuese dhe për t’iu përshtatur një popullsie më të vogël, më të moshuar dhe me nevoja më komplekse shëndetësore.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
- 21:51 Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
- 21:51 ‘Mallkimi’ i Interit vazhdon, sulmuesi Khalaili dështoi në testet e fitnesit!
- 21:46 Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 21:41 Kur Zidane heshti Spanjën dhe zgjati lamtumirën e tij
- 21:36 Franca–Spanja, moti kërcënon Dallasin, por jo gjysmëfinalen