Kryeministri në pritje i Anglisë, Andy Burham rendit grupet e tij të preferuara muzikore

13 Korrik 2026 | 18:36

Andy Burnham, kandidat për të qenë kryeministër i Anglisë ka renditur grupet e tij të preferuara muzikore, në një intervistë të kohëve të fundit.

Politikani, e ka bërë muzikën, pjesë të rëndësishme të fushatës së tij zgjedhore, ku grupe si Oasis dhe Elbow kanë kompozuar kolonën zanore të fushatës së tij zgjedhore.

Ndërkaq, i ftuar në një intervistë ai ka ndarë me publikun një renditje të grupeve të tij të preferuara muzikore. Renditja e tij në pesë vendet e para filloi duke i vendosur favoritët e Manchester-it, Elbow, në vendin e dytë. Grupi i njohur për hitet e tyre ‘Grounds For Divorce’ dhe ‘Magnificent (She Says)’, mund të dëgjohej në videon e tij të fushatës, ku përfshihej edhe kënga ‘One Day Like This’.

Më pas erdhën londinezët Wolf Alice, të renditur në vendin e 4-t, ndërsa grupi nga Greater Manchester, The Courteeners, zuri vendin e tretë. Burnham e vendosi grupin e Britpop-it Oasis në vendin e parë dhe grupin e muzikës indie The Smiths në vendin e pestë, me kushtin që nuk do t’i rendiste The Smiths në vendin e fundit nëse do t’i njihte grupet paraprakisht. Sa i përket Oasis, grupi nga Manchesteri kontribuoi me këngën ‘Some Might Say’ në videon e tij të fushatës së lartpërmendur, e cila përfundonte me vargjet “Ne do të gjejmë një ditë më të ndritshme”.

Në 7-9 tetor, Burnham do të marrë pjesë në Beyond The Music në Salford të Manchester , një aktivitet i krijuar për të ngritur dhe diskutuar disa nga problemet më të mëdha me të cilat përballen industritë krijuese.

Ndërkohë, është rishfaqur një artikull i Quietus nga viti 2022, në të cilin politikani zbuloi 13 albumet e tij të preferuara.

«Këto nuk janë domosdoshmërisht 13 albumet e mia të preferuara, por përkundrazi këto janë ato që patën ndikim në jetën time ose ishin momente të rëndësishme në jetën time», tha ai në atë kohë.

The Beatles – 1962-1966 (The Red Album)

The Smiths – Hatful of Hollow

The Pogues – Rum, Sodomy And The Lash

The Stone Roses – The Stone Roses

The Wedding Present – George Best

The La’s – The La’s

Billy Bragg – William Bloke

Radiohead – OK Computer

Doves – The Last Broadcast

The Strokes – Is This It?

Big Thief – Capacity

New Order – Power, Corruption and Lies

Courteeners – Falcon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Macron: Kievi do të blejë 16 avionë luftarakë Rafale dhe armatime

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi këtë të hënë se Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen e 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatime nga Kievi. Sipas tij njëri...
20:46 | 13/07/2026

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko paraqiti në Parlament dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yulia Svyrydenko i ka paraqitur dorëheqjen e saj parlamentit, njoftoi kryetarja e parlamentit të hënën pas vendimit të presidentit Zelenskyy për ta shkarkuar atë, në...
20:08 | 13/07/2026

Britania bie dakord për t’u bashkuar me skemën e kredisë mbështetëse të BE-së për Ukrainën

Kryeministri britanik Keir Starmer nënshkroi të hënën anëtarësimin e Britanisë në një skemë kredie mbrojtëse të Bashkimit Evropian për Ukrainën, një nga veprimet e tij të fundit si...
18:32 | 13/07/2026