Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Macron: Kievi do të blejë 16 avionë luftarakë Rafale dhe armatime
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi këtë të hënë se Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen e 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatime nga Kievi. Sipas tij njëri prej tyre do të dorëzohet dhe do të fluturojë në qiellin ukrainas nga viti 2028-2029.
Për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, Kievi do të blejë gjithashtu bateri anti-ajrore SAMP/T të gjeneratës së re, të cilat do të plotësojnë sistemet që do të dorëzohen, së bashku me raketat e tyre, në javët e ardhshme.
Marrëveshja parashikon gjithashtu dërgimin e radarëve dhe dhënien e një licence Ukrainës për të prodhuar bomba AASM, raketa kundërajrore Aster 30 dhe raketa kruz Scalp.
Sipas Macron, forca shumëkombëshe që do të vendoset në Ukrainë pasi armët të heshtin do të fillojë stërvitjen në “vendet fqinje” në muajt e ardhshëm.
“Ne vendosëm sot për ushtrimet që do të kryhen në muajt e ardhshëm. Ato do të vendosen në vendet fqinje të Ukrainës për të vërtetuar planet tona të zhvillimit dhe për të demonstruar se jemi të gatshëm, të vendosur dhe të besueshëm”, tha ai pas samitit, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në krah të tij.
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
Ambasada e SHBA në Emiratet e Bashkuara Arabe anulon të gjitha takimet konsullore, shkak situata e sigurisë rajonale
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
- 21:51 Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
- 21:51 ‘Mallkimi’ i Interit vazhdon, sulmuesi Khalaili dështoi në testet e fitnesit!
- 21:46 Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 21:41 Kur Zidane heshti Spanjën dhe zgjati lamtumirën e tij
- 21:36 Franca–Spanja, moti kërcënon Dallasin, por jo gjysmëfinalen