Dronët ukrainas kërcënojnë aeroportet e Moskës teksa rusët shënjestrojnë Kievin

10 Shtator 2024 | 10:08

Zyrtarët ukrainas kanë thënë më 10 shtator se sulme të shumta ruse me dronë dhe raketa kanë shënjestruar Kievin dhe infrastrukturën kritike në verilindje të Ukrainës.

Ndërkohë, zyrtarët rusë kanë thënë se sulmet me dronë, të nisura prej Ukrainës, kanë vrarë një grua afër kryeqytetit dhe kanë detyruar pezullimin e fluturimeve në tri aeroporte në Moskë.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, ka thënë se një grua 46-vjeçare është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në qytezën Ramenskoje, kur dronët kanë goditur ndërtesat në rajonin e Moskës.

Dhjetëra banorë janë evakuuar prej një blloku tejet të dëmtuar të banesave, kanë thënë zyrtarët. Mediat lokale kanë cituar burime të mbrojtjes ruse të kenë thënë se njësitet për mbrojtje ajrore kanë shkatërruar 144 dronët ukrainas që kanë depërtuar në qendër të Rusisë gjatë natës.

Autoriteti kombëtar i aviacionit në Rusi, Rosaviyatsiya, ka thënë se si pasojë e sulmeve me dronë janë pezulluar fluturimet në tri aeroportet në Moskë – Domodedovo, Zhukovski dhe Vnukovo – për arsye të sigurisë. Disa orë më vonë, aeroportet është thënë të jenë funksionalizuar.

Ndërkohë, forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia ka kryer sulme gjatë natës me dy raketa dhe të paktën 46 dronë, por që ka arritur t’i rrëzojë 38 dronë. Zyrtarët në Kiev kanë thënë se nuk është raportuar për dëme në qytet.

Në rajonin veriperëndimor të Ukrainës, Sumi, administrata ushtarake ka thënë se forcat ruse kanë kryer sulme në infrastrukturë kritike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026