Dushet me ngrohje diellore; qeveria hap thirrjen, deri në 168 mijë lekë për njësi
Qeveria ka hapur thirrjen për kompanitë e interesuara në shitjen e paneleve për ngrohjen e ujit, si pjesë e fushatës për kursim energjie.
Importuesit e dorës së parë, apo shpërndarësit e mëdhenj të paneleve diellore për ngrohjen e ujit janë të ftuar që të përfitojnë nga programi pilot i Qeverisë për subvencionin deri në 70 për qind të kostos së blerjes dhe instalimit të këtyre paneleve.
Kompanitë duhet të garantojnë panelet për 7 vite dhe depozitat për 5 vite. Sipas kritereve të vendosura nga Agjencia për Eficencën e Energjisë, oferta nuk duhet të jetë më e lartë se 140 mijë lekë pa TVSh, ose 168 mijë lekë me TVSH.
Nga ky program do të përfitojnë 2 mijë familje, ndërsa Qeveria ka lënë të hapur mundësinë që të rinovohet nëse do të vlerësohet si i suksesshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta