“Dy avionë luftarakë janë rrëzuar”, Irani lëshon qindra raketa balistike në Izrael

13 Qershor 2025 | 20:57

Irani ka qëlluar të premten mëngjes drejt Izraelit me qindra raketa të ndryshme balistike, duke njoftuar fillimin e një “përgjigje shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite që goditën vendin disa orë më parë.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, raportoi se raketat u drejtuan ndaj territoreve të pushtuara,  duke shënuar nisjen e një operacioni vendimtar kundër Izraelit. Disa nga raketat ranë në një komunitet brenda Tel-Avivit, ku sipas policisë izraelite nuk raportohet për viktima, por vetëm dëme materiale.

“Pak kohë më parë, Policia e Izraelit mori raportime për municione të rëna në një nga komunitetet brenda Distriktit të Tel Avivit. Në këtë fazë, nuk janë raportuar të lënduar, por ka pasur dëme materiale,” tha zëdhënësi i policisë. Ai shtoi se oficerët dhe ekspertët e çmontimit të bombave janë në vendngjarje për të izoluar zonat e goditura.

Ndërkohë, agjencia iraniane IRNA raportoi gjithashtu se të paktën dy avionë luftarakë izraelitë janë rrëzuar në hapësirën ajrore iraniane gjatë përplasjes, një pretendim që CNN nuk ka mundur ta verifikojë dhe për të cilin ka kërkuar koment nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, ndërsa dy vendet vazhdojnë shkëmbimin e sulmeve ushtarake me pasojat e mundshme për paqen në Lindjen e Mesme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026