Dy ditë para Uashingtonit, dialogu Kosovë-Serbi do të rinisë në Bruksel

22 Qershor 2020 | 16:53

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë përveçse në Uashington, do të mbahet edhe në Bruksel. Para se liderët kosovarë të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, stacionin e parë ku do të ndalen e kanë Brukselin.

“Po, mund t’ju konfirmoj që të enjten Kryeministri shkon në Bruksel”, ka thënë për Euronews Albania, Xhavit Beqiri, këshilltar për media në zyrën e kryeministrit.

Takimi i Brukselit pritet të mbahet më 25 qershor, dy ditë para takimit të Uashingtonit i planifikuar me 27 qershor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se ky takim do të jetë i frytshëm për shtetin e Kosovës.

Ai ka shtuar para mediave se Kosova ka fituar gjithmonë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë në dorë një çështje, në të cilën Kosova ka patur interesat e veta politike dhe jo vetëm.

“Ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA, të vetë presidentit Trump, por edhe vizonin e ambasadorit Grennel. Kosova ka besuar gjithmonë te SHBA dhe ka dalë fituese. Uashingtoni ka thënë qartë se ky proces është për njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, por në të njëjtën kohë për të vijuar anëtarësimin e Kosovës, në organizata ndërkombëtare, e në veçanti në OKB. Ky proces është për Kosovën dhe për të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar pak kohë më parë, presidenti Thaçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026