Dy gazetarë fitojnë Çmimin Nobel për Paqen
Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar çmimin Nobel për Paqen për vitin 2021 për “përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes”.
Njoftimi u bë të premten në Institutin Norvegjez Nobel në Oslo, një ceremoni që zhvillohet prej 102 vitesh.
Disa nga fituesit e mëparshëm të këtij çmimi të rëndësishëm janë: Nelson Mandela, Martin Luther King, disidenti polak Lech Walesa, udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev dhe 4 Presidentë të SHBA. Vitin e kaluar ky çmim u mor nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara.
Çmimi prestigjioz shoqërohet me një medalje ari dhe 10 milionë korona suedeze, e cila vjen nga një amanet i lënë nga krijuesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1895.
Çmimet Nobel 2021:
Çmimi Nobel në Fizikë iu dha të martën tre shkencëtarëve, Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi “për kontribute novatore në kuptimin e sistemeve komplekse fizike”.
Benjamin List dhe David W.C. MacMillan u emëruan si laureatë të Çmimit Nobel për Kimi të mërkurën për gjetjen e një mënyre më të lehtë dhe më të pastër për mjedisin për të ndërtuar molekula që mund të përdoren për të bërë komponime, përfshirë ilaçe dhe pesticide.
Çmimi Nobel për Letërsinë iu dha të premten shkrimtarit tanzanian me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Abdulrazak Gurnah, i cili u njoh për “depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta