Dy të vdekur nga aksidenti i rëndë në Nigeri, plagoset boksieri Anthony Joshua

29 Dhjetor 2025 | 14:48

Autoritetet nigeriane kanë thënë se kampioni britanik i boksit në peshat e rënda, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident rrugor në një autostradë që lidh shtetet Ogun dhe Lagos.

Boksieri 36-vjeçar, i cili vjen nga qyteti jugperëndimor nigerian i Sagamu, pësoi lëndime të lehta, tha policia. Autoritetet kanë konfirmuar për BBC se gjendja e tij nuk është kërcënuese për jetën.
Fotot dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një makinë të dëmtuar rëndë, e cila besohet se është përfshirë në incident. Mediat lokale raportojnë se dy persona kanë vdekur në aksident.

Sipas mediave lokale, Joshua ishte në pjesën e pasme të një automjeti kur ky i fundit u përplas me një kamion të palëvizshëm. Aksidenti thuhet se ndodhi në autostradën e Lagos-Ibadan të hënën në mëngjes.

Përplasja vjen disa ditë pasi Joshua e nokautoi Youtuberin e kthyer në boksier Jake Paul në një ndeshje në Miami. Një dëshmitar okular i tha gazetës nigeriane The Punch se dy SUV ishin të përfshirë në aksident.

“Joshua ishte ulur pas shoferit, me një person tjetër pranë tij. Kishte gjithsej katër persona në automjetin me të cilin po udhëtonte boksieri”, ka deklaruar dëshmitari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026