Dy të vdekur nga tërmeti i fortë në Meksikë, dëmtohen dhjetëra banesa

3 Janar 2026 | 09:26

Të paktën dy persona humbën jetën në Meksikë të premten, pasi një tërmet me magnitudë 6.5 ballë goditi pjesën jugperëndimore të vendit. Tërmeti ka shkatërruar shumë shtëpi pranë epiqendrës në bregdetin meksikan.

Tërmeti u regjistrua teksa presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum po mbante një konferencë të përditshme për shtyp. Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur pranë San Marcos, në shtetin e Guerrero, rreth 400 kilometra nga kryeqyteti.

Disa minuta pas tërmetit të fortë, Presidentja Sheinbaum raportoi se sipas informacionit fillestar, nuk ishin zbuluar dëme serioze, as në kryeqytet dhe as në shtetin e Guerrero-s.

Megjithatë, autoritetet në kryeqytet raportuan më vonë një të vdekur në një aksident, një burrë në të gjashtëdhjetat i cili u rrëzua ndërsa po dilte nga apartamenti i tij në katin e dytë. Kryetarja e bashkisë së qytetit, Clara Brugada, tha nëpërmjet ‘X’ se 12 të tjerë u plagosën.

Qyteti i San Marcos, pranë qytetit të famshëm turistik të Acapulcos me 650,000 banorë, pësoi goditjen më të rëndë. Një grua 50-vjeçare humbi jetën pasi shtëpia e saj u shemb mbi të.

Sipas kryetarit të bashkisë së San Marcos rreth 50 shtëpi u shkatërruan plotësisht. Bashkia e Meksikës ka instaluar gjithashtu altoparlantë në shtyllat e ndriçimit rrugor, nëpërmjet të cilëve banorët mund të paralajmërohen për tërmete të mëdha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026