Dyndje emigrantësh nga Haiti drejt SHBA-së për t’i shpëtuar varfërisë

20 Shtator 2021 | 13:49

Pavarësisht sigurisë së shtuar nga SHBA, të cilët bllokuan një pjesë të kufirit me Meksikën, me qindra emigrantë nga Haiti vijojnë të përshkojnë lumin Rio Grande, i cili ndan Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.

Të rinj, familje me fëmijë të vegjël përballen me çdo rrezik, por me shpresën se një ditë do të prekin tokën amerikane. Ata përpiqen të largohen nga varfëria, nga dhuna e bandave dhe fatkeqësitë natyrore që përfshijnë vendin e tyre.

Nga dita e premte autoritetet amerikane kanë zhvendosur 3.300 emigrantë nga Del Rio, në Teksas, dhe njoftuan një orar të ri ditor të fluturimeve në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, ku disa zyrtarë shprehën shqetësim për një fluks të madh të emigrantëve.

Cilësuar një krizë e emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë, këto zhvillime vijnë pasi politikat e presidentit Joe Biden për migracionin u kritikuan nga kundërshtarët republikanë.

Sipas tyre, kreu i Shtëpisë së Bardhë krijoi valë të re migrimi, pasi në fund të korrikut lëshoi një urdhër që lejonte emigrantët nga Haiti, pa viza amerikane në atë kohë të qëndrojnë në SHBA.

Por, ky urdhër nuk vlente për emigrantët e rinj që tani përpiqen të kalojnë kufirin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026