Dyrmishi: Rënia e institucioneve të drejtësisë ishte e paparashikueshme, reforma kërkon vetëpërmbajtje politike
Arjan Dyrmishi, drejtues i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes analizoi për Ilva Now se cilat janë arsyet se përse 4 vite pas miratimit të reformës në drejtësi Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk janë ende funksionale dhe emërimet ende nuk janë mbaruar.
Ai e konsideroi këtë pasojë si “viktimë të procesit të vetingut” dhe “aksident të paparashikuar nga reforma në drejtësi” duke e nënkuptuar këtë pasojë si mangësi të reformës.
“Ajo që e ka bllokuar sistemin është rënia e një numri të madh zyrtarësh nga vetingu. Nëse vetingu do ishte më i shpejtë dhe nuk do të kishim kaq shumë numra të rënë do të kishim tjetër rezultat,” – tha Dyrmishi duke theksuar se pjesa kryesore e funksionarëve të drejtësisë janë larguar prej kriterit të pasurisë.
I pyetur nëse ka pasur gabime në mënyrën se si është konceptuar reforma me afatet dhe kapacitetet që kërkohen, duke pasur parasysh burimet njerëzore që janë në dispozicion, Dyrmishi tha se “reforma ishte shumë ambicioze, duke vendosur edhe pastrimin e sistemit edhe ngritjen e institucioneve të reja”.
“Ishte si një xhongler që kërkoi të mbante më shumë topa nga ato që mund të mbante,” – u shpreh Dyrmishi duke shtuar se prej reformës mund të kërkoheshin kritere më pak të rrepta.
Në media është përfolur shpesh për pengesa dhe influenca në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të sistemit të drejtësisë.
Dyrmishi ishte i mendimit se influenca ka qenë e pashmangshme. Ai tha se përmes qëndrimeve “pa vetëpërmbajtura” të shprehura nga palët, politika ka luajtur faktor psikologjik dhe ka vënë në trysni procesin e emërimeve.
Nëse do të kërkohej një apel, prej së cilës do të gjendej një zgjidhje për reformën, Dyrmishi tha se do të bënte punë apeli për vetëpërmbajtje politike.
Lexoni gjithashtu:
Ambasadorja Kim takon Bashën, temë diskutimi kryerja e reformës zgjedhore brenda 31 majit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve