Dyshime për kushtet e rimëkëmbjes, Kryeministri grek: S’do të pranojmë kushtet e rrepta të BE-së
Në një intervistë për “Financial Times”, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shprehet se ai nuk do të pranojë kushtet e rrepta të BE për përdorimin e ndihmës emergjente ofruar për situatën e krijuar nga pandemia. Një deklaratë e tillë vjen në kohën kur ende mbeten të vështira negociatat mes drejtuesve të BE për fondin e propozuar të rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro.
“Grekët janë maturuar. Dhe ne duam të bëjmë reformat tona. Një rishikim gjashtë mujor i performancës ekonomike të kryer nga Komisioni Evropian ishte i mjaftueshëm dhe nuk kishte nevojë për ndonjë “kushtëzim shtesë të rreptë”, theksoi Mitsotakis.
Gjatë intervistës ai shtoi se Greqia kishte një “agjendë reformuese agresive” që do të përqendrohej në “tranzicionin e gjelbër”, “tranzicionin digjital” dhe inkurajimet për investime pjesërisht përmes programit të privatizimit.
Pak ditë më parë ndërsa fliste në parlament, kryeministri grek njoftoi ndërmarrjen e masave të reja me vlerë 3.5 miliardë euro për të mbështetur bizneset e dëmtuara nga izolimi.
Në vitin 2018 Greqia doli nga një krizë dhjetëvjeçare financiare dhe po shpresonte për një rimëkëmbje më fortë në vitin 2020. Por, bllokimi mbarëkombëtar i imponuar në Mars për të parandaluar përhapjen e coronavirus ka kthyer çdo pritshmëri.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta