3 viktima pas një sulmi me thikë në Gjermani, konfirmon policia
Policia gjermane ka raportuar për 3 viktima dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në qytetin Würzburg.
Autoritetet konfirmuan se agresori është arrestuar pasi një oficer policie u detyrua të përdorë armën e shërbimit, por ende nuk është i qartë numri i saktë i të plagosurve dhe viktimave.
I dyshuari është një 24-vjeçar somalez që jetonte në Würzburg, i cili është plagosur nga policia por jashtë rrezikut për jetën.
Zëdhënësja e policisë, Kerstin Kunick, tha se policia u lajmërua rreth orës 4 së pasdites për një sulm me thikë në qendër të qytetit.
Më pas, policia njoftoi në Twitter se situata është nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për banorët.
Aktuell größerer Polizeieinsatz in #Würzburg. Teile um den Barbarossaplatz sind gesperrt. Bitte diesen Bereich meiden. Weitere Informationen folgen. pic.twitter.com/SGNp2zPagM
— Polizei Unterfranken (@PolizeiUFR) June 25, 2021
Policia nuk ka dhënë më tepër detaje dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga postimet në rrjetet sociale.
Me një popullsi prej 130 mijë banorësh, Wuerzburg ndodhet në Bavari midis Mynihut dhe Frankfurtit.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta