Dyshohet se trupi i pajetë i gjetur në Belgjikë i përket ish-ushtarit të arratisur, konfirmon policia
Policia belge dyshon se trupi i pajetë që është zbuluar të dielën i përket i ish-ushtarit në arratisje.
46-vjeçari ishte vendosur në listën e personave të dyshuar për terrorizëm për shkak të pikëpamjeve të tij ekstremiste.
Më 17 maj, qindra forca speciale zbritën në terren për të kërkuar Conings pasi ky i fundit kishte përvetësuar disa armë të rënda nga një kapanon ushtrie e më pas ishte zhdukur.
Ish-ushtari kishte kërcënuar disa qytetarë, përfshi këtu një ndër virologët më të njohur të Belgjikës i cili ka pasur një rol kyç në betejën kundër COVID-19.
“Të dielën, trupi i pajetë i një individi të gjinisë mashkull u zbulua nga dy persona që po ecnin në pyllin e bashkisë Dilsen-Stockem”, – konfirmoi policia e shtetit për Euronews.
“Nga hetimet e para duket se është trupi i Jurgen Conings i cili nuk është parë që prej 17 majit”.
“Shkaku i vdekjes ka të ngjarë se është vetëvrasje me armë zjarri, por kjo do të duhet të konfirmohet në ditët në vijim”.
Dhjetëra persona janë ende nën mbrojtjen e policisë në Belgjikë pasi konsiderohen si objektivë të mundshëm të ish-ushtarakut, i cilësuar si “Rambo” nga mediat belge.
Conings ka pasur një karrierë të gjatë prej rreth tre dekadash si snajperist përpara se të niste kërcënimet dhe komentet raciste në Facebook. Ndaj tij u mor një masë disiplinore, por iu lejua të vazhdonte punën me armë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta