E akuzuar si agjente e Kinës, kryebashkiakia e një qyteti të Kalifornisë jep dorëheqjen
Eileen Wang, kryebashkiake e Arkadias në jug të Kalifornisë dha dorëheqjen papritur të hënën pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së (DoJ) njoftoi se ajo ishte akuzuar si agjente e huaj e Kinës.
Wang, 58 vjeç, pranoi të deklarohej fajtore për akuzën e krimit dhe mund të përballet me një dënim prej 10 vitesh burg.
“Individët në vendin tonë që në mënyrë të fshehtë zbatojnë urdhrat e qeverive të huaja minojnë demokracinë tonë”, tha Bill Essayli, një ndihmës prokuror amerikan.
“Kjo marrëveshje për pranimin e fajësisë është suksesi më i fundit në vendosmërinë tonë për të mbrojtur atdheun kundër përpjekjeve të Kinës për të korruptuar institucionet tona.”
Sipas marrëveshjes së saj për pranimin e fajësisë, Wang dhe Yaoning “Mike” Sun punuan me Republikën Popullore të Kinës për të promovuar interesat e vendit përmes propagandës pro-RPK të postuar në një faqe interneti që ata drejtonin, US News Center, e cila e reklamonte veten si një burim lajmesh për komunitetin lokal kinezo-amerikan.
Wang, e cila u zgjodh në këshillin bashkiak në nëntor 2022, njoftoi se po lironte pozicionin e saj si kryebashkiake disa orë pasi u zbulua marrëveshja e pranimit të fajësisë. Zyrtarët në Arcadia, një qytet i qarkut të Los Angeles thane se sjellja e përshkruar nga zyrtarët federalë ndodhi përpara se Wang të zgjidhej.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit