Autoritetet ruse deklarojnë se ekonomia në vend po ecën më mirë se parashikimet. Banka Qendrore e Rusisë ka mbajtur normat e interesit në 7.5% pas parashikimit për një tkurrje prej 3.5% gjatë këtij viti, thuajse një pikë përqindje më pak nga sa kishte parashikuar tre javë më parë Banka Botërore.
Banka parashikon që vendi të mbetet në recesion gjatë 2023-shit, me një kontraktim nga 1 deri në 4 për qind, por pret që t’i rikthehet shtegut të rritjes brenda të njëjtit vit.
Por disa ekspertë e vënë në dyshim optimizmin e Bankës Qendrore, e cila pretendon se pavarësisht se vuajti impaktin e sanksioneve të komunitetit ndërkombëtar dhe atë të tërheqjes së qindra kompanive perëndimore, ekonomia ruse ka përfituar për muaj me radhë nga çmimet e larta të energjisë.
Megjithatë, ekspertët parashikojnë se kjo situatë do të zbehet teksa ekonomia globale po ngadalëson ritmin dhe Perëndimi po kërkon furnizues të rinj.
Sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Rusia do të humbasë 1 trilion euro në shitjet e hidro-karbonit deri në vitin 2030.
Edhe Kina ka pak gjasa të zëvendësojë Evropën si klientin kryesor, duke pasur parasysh angazhimet e Pekinit për të reduktuar emetimet e gazrave serrë.
LEXONI GJITHASHTU: