E ardhmja e pasigurt për të rinjtë, si Covid-19 ka ndikuar tek punësimi i tyre

28 Maj 2020 | 12:58

Pandemia COVID-19 është duke patur një ndikim “shkatërrues dhe disproporcional” në punësimin e të rinjve në të gjithë botën. Organizata Botërore e Punës bën me dije se një në gjashtë të rinj kanë qenë të detyruar të ndalojnë punën e tyre që nga nisja e shpërthimit të virusit.

Pandemia është duke shkaktuar një tronditje të trefishtë tek të rinjtë. Jo vetëm që po shkatërron punësimin e tyre, por gjithashtu po shkatërron arsimimin, aftësimin, dhe  po vendos  pengesa kryesore në rrugën e atyre që kërkojnë të hyjnë në tregun e punës ose të ndryshojnë vend pune.

Sipas të dhënave të organizatës, që para fillimi të krizës rreth një e pesta e të rinjve në të gjithë botën – nuk ishin tashmë në punë, nuk ndiqnin një arsim apo trajnim ndërsa më shumë se tre të katërtat punonin në të zezë.

Për më tepër, më shumë se katër në 10 të rinj  ishin të punësuar në akomodim, shërbime ushqimore, tregti me shumicë dhe pakicë – sektorët që janë prekur më shumë nga kriza.

Vajzat, të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore në  këto sektorë  dhe mbi 40% të të punësuarve në aktivitete të shërbimeve të tjera, , janë goditur “më shumë dhe më shpejt se çdo grup tjetër”. Efekti është edhe më i mprehtë për gratë me fëmijë.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Punës  bën thirrje për marrjen e masave urgjente

“Kriza ekonomike COVID-19 po godet të rinjtë – veçanërisht gratë. Nëse ne nuk ndërmarrim veprime domethënëse dhe të menjëhershme për të përmirësuar gjendjen e tyre, gjurmët  e virusit mund të jetë me ne për dekada. Nëse talenti dhe energjia e tyre shoqërohen nga mungesa e mundësive, kjo do të dëmtojë të ardhmen tonë dhe do ta bëjë shumë më të vështirë rindërtimin e një ekonomie më të mirë” shprehet Guy Ryder, drejtor i përgjithshëm i organizatës.

Raporti vëren pra se “të dhënat e fundit tregojnë për një rritje masive të shkallës së papunësisë së të rinjve që nga shkurti i vitit 2020”.

Si një kundërpërgjigje ndaj kësaj situate  kërkohen aksione urgjente, për të mbështetur të rinjtë, përfshirë programet e garantimit të punësimit / trajnimit me bazë të gjerë në vendet e zhvilluara, dhe programe me intensitet punësimi dhe garanci në ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026