E dërguara speciale e Kombeve të Bashkuara, Angelina Jolie viziton kampin e refugjatëve në Burkina Faso
Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie vizitoi këtë të diel, kampin e refugjatëve në Burkina Faso, i cili po strehon refugjatë që janë arratisur nga dhuna e grupeve xhihadiste në Mali. Jolie vlerësoi këtë shtet për mirëpritjen e treguar nga të shpërngulurit paç kas resurseve të kufizuara dhe në një kohë kur ata po përballen me grupet rebele vendase.
Në mënyrë të ngjashme me vendet fqinje si Niger dhe Mali, edhe Burkina Faso po përballet me një seri sulmesh të dhunshme nga militantë të lidhur me grupin ekstremist al-Qaeda dhe ISIL, të cilët kanë vrarë mijëra dhe kanë kontribuuar në shpërnguljen e miliona të tjerëve nga këto tri shtete.
“Jam këtu për të treguar solidaritetin tim për njerëzit e kombësisë Bukinabe, të cilët vazhdojnë të mirëpresin vëllezërit dhe motrat e tyre të shpërngulur, paç kas sulmeve të tmerrshme dhe sfidave, duke ndarë me ta atë pak që atyre u ndodhet, në një kohë kur të tjera shtete që kanë shumë më tepër, i kanë mbyllur kufijtë dhe mendjet e tyre ndaj refugjatëve,” tha Jolie.
Udhëtimi i saj përkojë me Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, e cila mbahet çdo vit më 20 qershor.
Aktorja dhe aktivistja për refugjatët foli në kampin Goudoubou, i cili ndodhet rreth 15 km në verilindje të qytezës Dori, në Burkina Faso.
Rreth 1.2 milion qytetarë janë shpërngulur për shkak të dhunës në Burkina Faso, një vend i cili po strehon mbi 22,000 refugjatë nga Mali, të cilët janë arratisur për shkak të një dhune të ngjashme të shkaktuar nga grupe xhihadiste, në vendlindjen e tyre. Rreth 11,000 prej tyre gjenden në kampin Goudoubou.
Kombet e Bashkuara deklaruan këtë të premte, se numri i njerëzve nëpër botë që janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e konflikteve, persekutimit dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut është dyfishuar gjatë dekadës së fundit, duke arritur 82.4 milion.
“E vërteta është se ne nuk po bëjmë as gjysmën e asaj që mund të bënim dhe duhet të bënim, për të gjetur zgjidhje në mënyrë që t’ua mundësojmë refugjatëve kthimin në shtëpi,” përfundojë Jolie.
LEXONI GJITHASHTU:
- Si mund të bashkëpunojë Evropa me refugjatët për të dalë nga kriza e pandemisë
- Kuzhina multietnike në Itali bashkon emigrantët e kulturave të ndryshme
- Kanadaja zotohet të pranojë gati dyfishin e personave që kanë marrë statusin e refugjatit
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta