‘E keqja kaloi’, Macron njofton lehtësimin e masave nga kjo fundjavë

24 Nëntor 2020 | 21:01

Franca do të nisë lehtësimin e bllokadës anti-COVID këtë fundjavë, në mënyrë që për Krishtlindje, dyqanet, teatrot dhe kinematë të rihapin dyert dhe qytetarët të mund t’i kalojnë pushimet me familjet e tyre.

Kështu deklaroi mbrëmjen e së martës presidenti Emanuel Makron. Në një fjalim televiziv, Makron tha se e keqja e valës së dytë të pandemisë në Francë ka kaluar, por kafenetë dhe baret do të qëndrojnë mbyllur deri më 20 janar për të shmangur nxitjen e një vale të tretë.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur valën e tretë dhe për të shmangur një bllokadë të tretë”, deklaroi Makron.

Pasi shtetrrethimi i vendosur në qytetet e mëdha të Francës në tetor nuk dha rezultatet e pritshme, qeveria vendosi bllokadë kombëtare, e cila megjithatë që më e butë se e para, nga 17 marsi deri më 11 maj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026